Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAPagoi për foto erοtike/ Ikona e lajmeve në BBC në qendër të...

Pagoi për foto erοtike/ Ikona e lajmeve në BBC në qendër të skandalit

Është spikeri i lajmeve Huw Edwards, gazetari i BBC i pezulluar nga detyra pas akuzave se ka paguar një vajzë për foto me përmbajtje seksuale. Për më shumë se një javë flitej për këtë lajm edhe nga vetë BBC, por askush nuk kishte gjetur se kush ishte gazetari për të cilin bëhej fjalë.

Në fakt ishte vetë bashkëshortja e gazetarit, Vicky Flind e cila e zbuloi emrin. Ajo tha se bashkëshorti i saj, 61-vjeçar “vuante nga probleme serioze të shëndetit mendor” dhe se aktualisht “po merr kujdes në spital, ku do të qëndrojë për një kohë të parashikueshme”.

Deklarata e saj erdhi menjëherë pasi Policia Metropolitane tha se nuk kishte prova që Edwards kishte kryer një vepër penale dhe se do t’i jepte fund hetimeve në lidhje me rastin. “The Sun” kishte pretenduar se spikeri i lajmeve kishte paguar një vajzë nën 17 vjeç për foto të tilla, një vepër penale potencialisht e rëndë. Zyrtarët e policisë thanë se kanë arritur në përfundimin se nuk ka prova për të mbështetur këtë pretendim.

Edwards punon prej 39 vitesh në BBC në detyra të ndryshme. Ishte ai që dha lajmin e rëndësishëm të vdekjes së Mbretëreshës në BBC.

Flind, e cila ka 5 fëmijë me gazetarin e lajmeve tha në një deklaratë: “Në dritën e raportimeve të fundit në lidhje me “prezantuesin e BBC” po e bëj këtë deklaratë në emër të bashkëshortit tim, Huw Edwards, pas 5 ditëve jashtëzakonisht të vështira për familjen tonë. Këtë po e bëj kryesisht nga shqetësimi për mirëqenien e tij mendore dhe për të mbrojtur fëmijët tanë.

Huw po vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor. Siç është dokumentuar, ai është trajtuar për depresion të rëndë vitet e fundit. Ngjarjet e ditëve të fundit i kanë përkeqësuar së tepërmi gjërat. Ai ka pësuar një tjetër episod të rëndë dhe tani po merr kujdes spitalor, ku do të qëndrojë në një të ardhme të paparashikueshme.

Sapo të jetë mirë, ai synon t’u përgjigjet pretendimeve që janë publikuar. Për të qenë të qartë, Huw-it iu tha fillimisht se kishte akuza kundër tij të enjten e kaluar. Në rrethanat dhe duke pasur parasysh gjendjen e Huw, do të doja të kërkoja që të respektohet privatësia e familjes sime dhe të gjithë të tjerëve të përfshirë në këto ngjarje shqetësuese. E di që Huw i vjen thellësisht keq që kaq shumë kolegë janë ndikuar nga spekulimet e fundit mediatike. Shpresojmë që kjo deklaratë do t’i japë fund kësaj” – thuhet në deklaratë.

Huw Edwards has been named as the BBC presenter at the centre of a scandal over alleged sex images

Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishin gjetur asnjë provë për të vijuar një hetim penal dhe se çështja do të mbyllet.

“Në marrjen e këtij vendimi, hetuesit kanë folur me të gjitha palët, duke përfshirë BBC-në, ankuesen e supozuar dhe familjen e ankueses së supozua. Nuk ka asnjë veprim tjetër të policisë. Si e tillë, policia ka këshilluar BBC se mund të vazhdojë me hetimin e saj të brendshëm” – tha policia.

Një zëdhënës i BBC tha: “Ne kemi parë deklaratën e policisë që konfirmon se ata kanë përfunduar vlerësimin e tyre dhe nuk po ndërmarrin veprime të mëtejshme. Ne u jemi mirënjohës atyre që e përfunduan këtë punë me shpejtësi. Policia më parë na kishte kërkuar që të ndalonim hetimet tona për gjetjen e fakteve dhe tani do të vazhdojmë ne me atë punë” – thotë BBC.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME