Fier – Dy orë ka zgjatur liria e 16 vjeçarit i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin e vet në afërsi të vëndit të quajtur “Zogu i Zi” mbrëmjen e sotme në Fier. Pas një pune të shpejtë të policisë kjo e fundit arriti të identifikojë e të gjej vendodhjen e autorit 16 vjeçar duke e vënë atë në pranga.
Mësohet se 16 vjeçari po meret në pyetje nga grupi hetimor në prani të psikologes, ndërkohë që 16 vjeçari tjetër i plagosur ka maŕr ndihmën mjekësore dhe është jasht rrezikut për jetën.
Mësohet se autori i ngjarjes ishte tronditur dhe ishte larguar i friksuar nga vendngjarja nga shkaku i frikës, mësohet të ketë pohuar ai kur është marr në pyetje nga grupi hetinor
Policia
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.
16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe …