Me burgim të përjetshëm është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Aurel Hoxhallarin si pjesë e grupit të vrasjes së Devi Kasmit.
“Gjykata, bazuar në nenet 112, 375, 379, 380, 383, 384, 390, 393, 415, si dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale vendosi Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (alias Altin) Hoxhallari për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 si edhe në bazë të nenit 334, pika 3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në deklaratën e gjykatës.
Kujtojmë se Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, nga dy persona me motoçikletë, të cilët qëlluan mbi 41-vjeçarin pesë herë, në kokë dhe në trup.
Porositës i kësaj vrasjeje rezultoi Aurel Hoxhallari. Hoxhallari nuk i ka pranuar kurrë akuzat. Ekzekutimi dyshohet se u porosit pas prishjes së pazareve të drogës në Francë dhe Spanjë mes dy palëve.
Për të njëjtën çështje është dënuar po me burgim të përjetshëm edhe ish-komandoja i ushtrisë greke Efthymiou Efthymious.