Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë.
Në një takim me sipërmarrës, ajo u tall nga shefi i saj dhe pse dukshëm “batuta” e shefit nuk e bëri për të qeshur e reflektoi mospëlqimin.
Por çfarë ndodhi.
Rama prezantoi të gjithë ministrat që kishte marrë me vete dhe shpjegoi arsyet.
Kur i erdhi radha Spiropalit, Rama i ra shkurt: “Këtë e kam marrë nëse keni ndonjë pyetje për Skënderbeun”. Si të thoshte: “Ka ardhur kot”…
Nuk janë të pakta rastet kur Rama keqtrajton vartësit e tij edhe publikisht. Shihni videon më poshtë…