Solina Meço është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar. Gazetaren gjatë karrierës së saj të gjatë në television e kemi parë të drejtojë shumë emisione të rëndësishme politike. E ftuar në emisionin “Ndryshe” Sonila si rrallëherë ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj.
Në lidhje me profesionin e saj, e pyetur se çfarë është television për të, moderatorja dhe gazetarja u shpreh se ai është një mjet komunikimi i keqpërdorur.
“Televizioni është një mjet komunikimi i keqpërdorur. Ndërsa, për mua është platforma më e rëndësishme për të komunikuar idetë e mia,”– tregoi Sonila.
Përpos përvojës së saj në këtë profesion, Sonila Meço është dalluar gjithmonë edhe për paraqitjen e saj. Duke drejtuar emisione politike, të gjithë jemi kurioz nëse ka pasur politikanë që e kanë ngacmuar gazetaren.
“Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar,”-është përgjigjur moderatorja.
Ndërsa nëse ka ndonjë politikan të preferuar Meço shprehet: Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin.
Me një karrierë të suksesshme në television të gjithë mund të mendojnë që Sonila i ka realizuar gjithë ëndrrat e saj. E pyetur në “Ndryshe” për ëndrren e saj në sirtar, gazetarja ka habitur me deklaratën e saj.
“E kam një program në mendje që i jam afruar para disa vitesh po nuk ka qenë i plotë. Dua një emision që të dal në pension me të. Jam xhol i ekranit sepse kudo të më hedhësh do bie në këmbë,”-shprehet Sonila.
Televisioni sot është tej mbushur nga gazetarë dhe moderator të rinj. Me shumë vite mbi supe në këtë profesion, Sonila Meço shpreh sipas pëlqimit të saj gazetarin më të mirë. Edhe këtë herë gazetarja surprprizoi me përgjigjen e saj, duke treguar se dikur idolizonte Ilva Taren, por kur u fut në television kuptoi shumë gjëra.
“Po rri te rangu im dhe më kujtohet, unë nuk bëja televizion asokohe dhe shikoja Ilva Taren, ajo ishte e rrjedhshme shumë, por kur u futa në televizion kuptova që rrjedhshmëria nuk është gjithçka. Pastaj pash Adi Krastën që ishte i gjithanshëm në atë që bënte,”-përfundoi Sonila Meço.
BW