Rroskovec – Ndërtimi i rrugëve prej fermerëve për të shkuar në tokat e tyre të mbiella me ullinjë, mungesa e ndërtimit të mureve mrojtëse si dhe sasitë e rreshjeve të rëna muajt e fundit kanë bërë që të dalin në sipërfaqe eshtrat e varrezës së vjetër në kishën e Kurjanit në Rroskovec.
Banorë të fshatit Kurjan kanë pohuar se nuk janë në dieni të këtij fakti por nëse kjo lshtë e vlrtetë bashkia duhet të marri masa të menjëhershme pasi në atë varrezë të vjetër janë eshtrat e të parëve të tyre.
Pranë kësaj kishë varrezë ndodhet shkolla nëntëvjeçare e fshatit ku në orë pushim nxënësit shkojnë në ambientet e jashtme të kësaj kishe duke kaluar pranë eshtrave të dala në sipërfaqe.
Nga ana tjetër, e pyetur bashkia e Rroskovecit ka pohuar jashtë kamerës se është vënë në dieni të problemit, po ngre një grup pune të kryej verifikimet e nëse problemi qëndron do ngrihet një projekt që të zbatohet për parandalimin e daljeve të eshtrave në siplrfaqe duke ndërtuar mur mbrojtës.