Mediat spanjolle raportojnë se dy shqiptarë që kishin ngritur një kamp të vogël me infrastrukturë të mjaftueshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës kanë rënë në prangat e policisë.
Në aksionin e zhvilluar në afërsi të kënetës Camarasa, në Comarca de la Noguera, u sekuestruan gjithsej 3650 bimë marijuane dhe 1137 rrënjë kanabis. Operacioni filloi kur anëtarët e Gardës Civile të Kompanisë së Balaguer u vunë në dijeni për ekzistencën e një baze të kultivimit të marijuanës në këtë zonë.