Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSi u vrα hidrauliku shqiptar në Greqi (vidio)

Si u vrα hidrauliku shqiptar në Greqi (vidio)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të vrαsjes së hidraulikut shqiptar, Pëllumb Islami në një lokal në Athinë. Ai u qëllua për vdekje nga një plumb teksa shihte ndeshjen në një kafenë në lagjen Nea Jonia. Sipas pamjeve filmike të publikuara nga televizioni MEGA, një grup shqiptarësh të njohur si “Skuadra L” kanë qenë duke diskutuar në një zonë VIP të lokalit. Ata janë takuar edhe me pronarin sirian të lokalit, pasi djali i këtij të fundit ishte grabitur pak ditë më parë.

Familjarët kishin bërë një hetim për mënyrën sesi u sulmua adoleshenti dhe kishin thirrur shqiptarët për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë në kafene ka hyrë vëllai i viktimës që është konfliktuar me shqiptarët e tjerë. 

Kliko e shiko vidion (VIDEO KETU)

Çfarë po bëni këtu? Çfarë po ndodh?” – kishin qenë fjalët e tij, por dikush nxori një pistoletë dhe qëlloi duke lënë të vdekur vëllain e tij që nuk ishte pjesë e konfliktit. Ai nuk pati kohë të reagonte. Plumbi që e goditi në shpatull rezultoi fatal për jetën. Klientët që ndodheshin në kafene në atë moment nisën të vrapojnë. Të tjerët u fshehën nën tavolina dhe u përpoqën të mbuloheshin.

Pamjet e kamerave të sigurisë çuan në identifikimin e autorëve. Në kërkim u shpallën 7 persona nga të cilët një u arrestua në 20 mars ndërsa një tjetër u vetëdorëzua më vonë. Autorët janë anëtarë të një bande shqiptare të konsideruar si mjaft të ashpër. Ata janë arrestuar vazhdimisht dhe akuzuar për pastrim parash, grabitje, rezistencë ndaj autoriteteve, grup kriminal dhe trafiqe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME