Nuk e dija që pija energjike që konsumoja nuk ishte “B-52”. Po na mashtrojnë edhe me pijet. Teksa po shikoja spektaklin e Big Brother një ditë të shtunë, vura re se kishin ndërruar pijet energjike. Ishte larguar brendi nga Kosova dhe kishin futur pijen që unë e blija shpesh për B-52.
Papritur në një diskutim mes banorëve, më ra në vesh që njëri prej tyre tha se ajo pije nuk ishte B-52. Në atë moment drejtuesja e spektaklit i tërheq vëmendjen duke i dhënë fund konfuzitetit dhe na del se pija që po reklamohej në Big Brother dhe që unë e blija për B-52 në fakt nuk ishte e tillë. Ajo reklamohej si “8S2”. Në kokë mu grumbulluan shumë pikëpyetje të cilave duhej ti jepja një zgjidhje dhe të vërtetës vendosa ti shkoj deri në fund. Ditën e nesërme shkova në redaksi ku vura në dijeni disa prej kolegëve dhe si media vendosëm që të investigonim në lidhje me këtë temë.
Hapi i parë që bëmë ishte të kërkonim informacion tek faqja e Patentave dhe Markave.
Në kërkimin tonë kuptuam se i vetmi ‘B-52’ i regjistruar në DPPI ishte kjo kanace:

Kërkuam dhe për këtë “8S2” që po na reklamohet si i tillë sëfundmi, por asgjë.
Në atë moment kuptuam se shqiptarët në të vërtetë po mashtroheshin nga kompani të papërgjegjshme dhe nga institucione inekzistente që na e serverin të zezën për të bardhë.
Çfarë është ky produkt që ne e blejmë për “B-52” dhe i ndërrohet emri në “8S2”, por regjistrim nuk ka?! A thua të jetë kaq e lehtë për të mashtruar popullin?!
Kaq e lehtë është të bësh çdo gjë vetëm për të fituar para?!
Po kush është pronari i kësaj kompanie që luan me jetët e njerëzve?
Nëse i dëmtohet shëndeti një qytetari ai do shkojë të ankohet për një produkt pa emër dhe pa një pronësi.
Jeta e qytetarëve vlen më pak se xhepat e një kompanie. Po kaq shumë fitime paska kjo kompani që ka arritur të korruptojë kokat e institucioneve?! Mesa po shohim kjo është dorë e oligarkëve të lidhur me pushtetin sepse për ndryshe secili nga ne mund të tregtojë çfarë ti teket pa pasur probleme me ligjin.
Çfarë po bëjnë institucionet përkatëse, Mbrojtja e konsumatorit, Autoriteti i Konkurrencës, AKU,AMA, etj.. që për fatin tonë të keq janë inekzistente dhe pse paguhen me paratë tona? Po i paguajmë që të na vrasin dhe të na “hedhin hi syve” nëpërmjet një kompanie mashtruese.
Saga e këtij realiteti sapo ka filluar dhe “Pamfleti” ka vendosur ti shkojë deri në fund kësaj historie mashtrimi. Në vijim do të publikojmë dokumentet e detaje të sakta, me emra te fajtorëve e bashkëfajtorëve qe po pasurohen duke luajtur me shëndetin dhe inteligjencën tonë. /Pamfleti
Produkti që ne konsumojmë për B-52 dhe që së fundmi na u bë 8S2:
