Patos – Sofie Kryeziu Alushaj është mjeke, bijë nga Kosova por që teksa studionte në Tiranë për mjekësi u dashurua me inxhinjerin e naftës nga Patosi dhe krijuan familje dhe kanë 3 fëmijë. Ajo u zgjodh nga primaret kandidate për kreun e bashkisë Patos nga PD.
Mjekia pohonë në një intervistë live 30 minuta për portalin ALB365 se mjekësia dhe politika kanë të përbashkëta, mjeku kuronë pacientë nga sëmundja ndërsa politikanë kuron shoqërinë nga “veset e këqia” si korrupsioni etj.

Për 30 minuta mjekia Sofie Alushaj ka pohuar se e njeh fare mirë situatën pasi ka mbi 20 vjet që punon në Patos e rethinat e tij me profesionin e mjekes.
Ajo flet me pasion e dashuri për Kosovën, luftën kundër regjimit serb pasi ka dhe martirë lufte nga familja e saj sikundër flet edhe për politikën lokale pasi bashkia e Patosit është nga bashkitë më të pasura në vend për shkak të taksës rentaminerare që paguajnë firmat private që operojnë në fsuhat naftë e gaz mbajtëse sikundër edhe rëra bituminoze.
Edhe pse një bashki e pasur, pohoi kandidatia për kreun e bashkisë Patos nga PD, nuk është punuar sa dhe si duhet, bashkia Patos nuk është vetëm qendra, por ëashtë edhe periferia, janë fshatrat që kanë rrugë pa shtruar, po shpopullohen, po lihen pa mjek e qëndra shëndetësore, ka qytetarë që vijnë e marrin medikamentet me listë e të tjera si këto nga fukarallëku dhe mos pagesa e rrogave në kohëne duhur prej ndërrmarrjeve shtetërore. Puntori rrogën pret për të mbajtur faniljen, pohoi mjekia Alushaj.
Jam shumë e bindur, pohoi kandidatia për kreun e bashkisë Patos, në 14 maj janë votimet në datën 15 maj unë marr zyrën e kryetares së bashkisë , nuk pres më , duhet nisur nga puna, sepse banorët e bashkisë dhe qytetit tim, kanë nevojë për “mjekim” , për investime, për punësim, ka përfunduar mjkia Sofie Alushaj , kandidatia për kreun e bashkisë Patos nga PD.