KULTURË
Stilisti Giogio Armani ndërron jetë në moshën 91 vjeçare

Giorgio Armani, stilisti i famshëm italian i modës që arriti elegancën dhe përjetësinë përmes thjeshtësisë, ka ndërruar jetë. Ai ishte 91 vjeç.
Armani “punoi deri në ditët e tij të fundit”, tha Grupi Armani në një deklaratë të enjten, më 4 shtator, duke njoftuar vdekjen e tij.
Armani kombinoi talentin e stilistit me zgjuarsinë e një biznesmeni, duke drejtuar një kompani që fitonte rreth 2.7 miliardë dollarë në vit.
Ai kishte qenë i sëmurë për njëfarë kohe dhe u detyrua të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës për Burra në Milano në qershor, hera e parë në karrierën e tij që ai kishte humbur një nga eventet e tij të pasarelave.









