Fier – Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, për vënie bastesh sportive, me pajisje kompjuterike dhe me celularë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Sekuestrohen 8 njesi kompjuterike, 2 celularë dhe 1 televizor.
Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këto raste u vunë në pranga shtetasit Flabio Lakrori, 26 vjeç dhe Juljan Zhavari., 22 vjeç, të dy banues në Fier.
Ata u kapën në flagrancë në 2 lokalet në pronësi të tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, të cilat i kishin përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive me celularë dhe njesi kompjuterike).
Nga të dyja ambientet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 8 njesi kompjuterike (lap top dhe iPad), 2 celularë dhe 1 televizor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.