Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETaktika, mbrojtja e zgjedhjet/ Sylvinho i nxjerr lojtarët zbuluar nga Suedia: “E...

Taktika, mbrojtja e zgjedhjet/ Sylvinho i nxjerr lojtarët zbuluar nga Suedia: “E kanë mendjen te lista”

“Pyetja është e pashmangshme, lojtarët e mendojnë listën? Në jetë e dimë se është kështu. Por siç tha Ramadani, për ta është momenti të japin gjithmonë si skuadër. E kjo është ajo që u bëjmë të qartë për të gjithë. Momenti ynë duhet vlerësuar, duhen marrë shënime dhe të përgatitim në Europian”. Sylvinho i përmbys të gjitha justifikimet e zakonshme të lojtarëve, me mënyrën e tij të drejtpërdrejtë, gati naive.

Tekniku brazilian, në humbjen e dytë në pankinën e Shqipërisë në 10 ndeshje, bëhet tani gati për miqësoren e Stokholmit: “Suedia është një skuadër shumë e fortë me vlera individuale shumë të forta. Praktikisht në historinë e tyre kam parë Larson, Ljungberg, Ibrahimoviç, shumë të tjerë, histori e bukur futbolli. Ata kanë bërë Europian e Botërorë. E dimë që është ndeshje e vështirë, por duhet të provojmë. E pastaj kur të kthehemi në Tiranë do të vlerësojmë pak e shumë gjithçka”.

NUK JEMI GATI PËR NDRYSHIME

Në konferencën për shtyp të vigjiljes, braziliani ka shpjeguar përse skuadra vuan sa herë ndryshon aktorë: “Ne jemi një skuadër e re, në aspektin që kemi lojtarë si Mitaj, Mihaj, Seferi, Ramadani, Asllani. Janë lojtarë që kanë 10-12 ndeshje me kombëtare. Ne po rritemi si skuadër”, tha Sylvinho. “Pastaj duhet t’u japim ndeshje këtyre lojtarëve, nuk është se kemi një skuadër prej 5-6 vitesh gati e bëjmë një zgjedhje. Jo, janë të rinj. Mitaj me fut frikën, është lojtar i madh, me ne ka bërë rrugëtimin e mirë, por ndoshta ka 10 ndeshje. Ai është 20-vjeçar me 10 ndeshje. Asllani po mëson shumë te Interi, por nuk mendoj se ka shumë ndeshje me Kombëtaren. Kjo nuk është skuadër e strukturuar, duhet ta kuptojmë këtë, që nuk është gati që të bëjë 5-6 ndryshime. Është fillimi i një pune, mos e harrojmë, janë të rinj me pak eksperiencë”.

TRE GOLAT, FAJI I TË GJITHËVE

Tre golat e pësuar me Kilin riktheu frikën difensive, që ishte harruar përmes një rrugëtimi në kualifikuese, ku ajo kuqezi doli ptrapavija më pak e mundur e grupit: “Mendoj se kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi pasur mbrojtjen më të mirë në grup me 4 gola – tha Sylvinho -. Por pastaj pëson tre në një ndeshje. Nuk është se mendojmë për probleme në mbrojtje. Të shohim nëse mund të bëjmë ndryshime, por unë nuk i vendos tre golat e pësuar te faza mbrojtëse. Kur pëson, e pësojmë të gjithë bashkë”.

Asnjë ndryshim taktik, sidoqoftë: “Kur humbet një ndeshje, mendohet se problemi është taktik. Gjëja e parë që ndryshojmë janë karakteristikat e lojtarëve dhe karakteristikat në fushë. Ky është momenti të provojmë për të ardhmen. Kemi përdorur variante të 4-3-3. Nëse do ketë nevojë, po, por duhet bërë me siguri, jo se është humbur një ndeshje. Dhe problemi nuk është taktik, as me Kilin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME