Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTom Doshi: PD e Bashës mbështeti Becin në Shkodër, komisionerët ia dha...

Tom Doshi: PD e Bashës mbështeti Becin në Shkodër, komisionerët ia dha PS

Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka folur për herë të parë për rezultatet surprizë të forcës që ai drejton në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Top Story, Doshi ka zbuluar detaje interesante për atë që ndodhi në Shkodër dhe se si PS arriti të thyente një bastion të së djathtës.

“Më vjen çudi që dhe sot Berisha del dhe thotë se unë kam blerë vota. Berisha së pari nuk ka parti, në fletën e votimit Sali Berisha nuk ekzistonte kund. Sali Berisha nuk ka pasur komisionerë kund, Sali Berisha nuk ka pasur numërues kund. Atë e ka braktisur elektorati i djathtë. Ata kanë luftën e brendshme, Luli ka luftu që Berisha të humbasë.

Kemi rastin e Shkodrës, meqë atij i dhemb shumë Shkodra, se Shkodrën e ka rujt si kala, por fakti i Shkodrës është që… dhe po ja bëj të qartë Sali Berishës dhe gjithë shqiptarëve se në 2021 Partia Socialiste ka marrë 16 mijë vota, PSD ka marrë 9800 vota, LSI ka marrë 7500 vota. Po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto shkojnë 34 mijë vota.

Plus edhe partia e Bashës… sepse Alibeaj ka qenë kot, një i emëruar aty, ka marrë rreth 6 mijë vota. Këto 6 mijë vota që ka marrë partia e Lulit kanë qenë kundër Bardhit (Spahisë) dhe po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto ku të çojnë? Benet Beci mori një rezultat sepse i kishte të gjithë këto faktorë me vete” – tha Doshi.

Ai iu përgjigj me “Po” pyetjes nëse PD-ja e vulës kishte mbështetur kandidatin e PS-së. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi që më pas foli edhe për rezultatin e partisë së tij.  

“Nuk është rezultat surprizë. Partia është rritur gradualisht. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur shumë kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet thënë është i kënaqshëm. Nuk është se është surprizë, por është një frymë” – tha Doshi. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME