Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËTop - Listat/ Albumi i Queen thyen rekordin në Mbretërinë e Bashkuar

Top – Listat/ Albumi i Queen thyen rekordin në Mbretërinë e Bashkuar

Queen kanë bërë historinë e listave në Mbretërinë e Bashkuar duke u bërë grupi i parë që shiti shtatë milionë kopje të një albumi.

Albumi i tyre i parë Greatest Hits, i cili përmban këngë klasike si We Will Rock You dhe Bohemian Rhapsody, ka qenë një bestseller i përhershëm për vite me rradhë.Kohët e fundit ai kaloi javën e tij të 1000-të në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kitaristi i Queen-it, Brian May e quajti arritjen e fundit “lajm të gëzueshëm”.

“Asnjë album nuk e ka bërë këtë më parë në histori,” tha ai në një deklaratë. “Faleminderit, ne e vlerësojmë atë.”

Bateristi Roger Taylor shtoi: “Publiku britanik dhe shija e tyre pafundësisht e shkëlqyer e kanë bërë këtë albumin më të shitur në histori.

“Faleminderit shumë, jemi të përulur dhe të nderuar. Ju përshëndesim!”

Albumi i dytë i Queen’s Greatest Hits, i lëshuar në tetor 1991, një muaj para vdekjes së këngëtarit Freddie Mercury – është gjithashtu rekordi i dhjetë më i madh i Mbretërisë së Bashkuar, me shitje rreth katër milionë.Kënga më e transmetuar e albumit është Bohemian Rhapsody, me 240 milionë transmetime në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Spotify, Queen aktualisht është grupi i 31-të më i dëgjuat në botë, përpara artistëve të tjerë klasikë si The Beatles, që zënë vendin e 44-të dhe Michael Jackson, i cili është i 68-ti./Lapsi.al

Queen's Great Hits
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME