Videoja e përplasjes së një treni me një makinë policie është bërë virale. Në sediljen e pasme të makinës së policisë ishte një vajzë e re e prangosur. Me gjithë përplasjen e fortë vajza ka shpëtuar.
Ngjarja ndodhi në 16 shtator në Kolorado të SHBA-ve. E plagosur mbeti 20-vjeçarja, Yareni Rios-Gonzalez. Avokati i saj tha se goditja i shkaktoi asaj humbjen e dhëmbëve, krahun dhe brinjë të shumta të thyera dhe lëndime në kokë dhe këmbë.
Ajo vijon të marrë trajtim në spital. 20-vjeçarja u arrestua pas një incidenti me një patrullë policie. Vajza u ndalua nga patrulla pas një ngjarjeje dhe u shoqërua në makinën e parkuar në shinat e trenit. Brenda pak sekondash makina u godit nga treni