Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTurneu “UEFA Development U-16″/ Trajneri Bulku shpall listën me 20 lojtarët e...

Turneu “UEFA Development U-16″/ Trajneri Bulku shpall listën me 20 lojtarët e grumbulluar

Federata Shqiptare e Futbollit po bën përgatitjet e fundit për të mirëpritur ndeshjet e turneut ndërkombëtar ‘UEFA Development U-16’ për djem, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 2,4 dhe 7 maj.

Ashtu edhe siç është bërë e ditur më herët, përveç Kombëtares shqiptare U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, teksa për herë të parë të gjitha sfidat e këtij turneu do të zhvillohen në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Shqipëria U-16 do të nisë pasditen e së shtunës grumbullimin në kompleksin ‘Tropikal’, në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri i kombëtares së kuqezinjve të vegjël, Ervin Bulku shpalli këtë të premte edhe listën me emrat e 20 futbollistëve të thirrur për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat.

11 nga 20 lojtarët e ftuar nga stafi i ekipit kombëtar U-16 aktivizohen në klubet shqiptare, ndërsa 9 prej tyre luajnë në skuadra jashtë vendit si Udinese, Kaiserlautern, Darmstad, Brescia, Genoa e të tjerë.  Këta futbollistë kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-15 dhe U-16 dhe janë testuar vazhdimisht edhe në seleksionimet dhe grumbullimet e shumta të ekipeve Kombëtare.

Turneu do të ngrejë siparin më 2 maj, teksa ndeshja e parë do të jetë ajo mes Ishujve Faroe – Azerbajxhan, që është planifikuar të luhet në ora 11:00. Sakaq, Shqipëria do të përballet me Moldavinë në ora 17:00. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më 4 maj, me Moldavinë që do të përballet me Ishujt Faroe në ora 11:00, ndërsa Shqipëri – Azerbajxhan është programuar të zhvillohet në orën 17:00. Ndeshjet e fundit të turneut do të luhen më 7 maj. Azerbajxhani do të luajë kundër Moldavisë në ora 11:00, ndërsa kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ishujve Faroe në ora 19:00.

Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’

2 maj

Ishujt Faroe U-16 – Azerbajxhan U-16, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

Shqipëri U-16 – Moldavi U-16, 17:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

4 maj

Ishujt Faroe U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

Shqipëri U-16 – Azerbajxhan U-16, 17:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

7 maj

Azerbajxhan U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

Shqipëri U-16 – Ishujt Faroe U-16, 19:00 ‘Shtëpia e Futbollit’, Tiranë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME