Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEVendimi/ Rita Ora do të mbaj mbiemrin e saj

Vendimi/ Rita Ora do të mbaj mbiemrin e saj

Rita Ora ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj pasi u martua fshehurazi me regjisorin Taika Waititi.

Thashethemet filluan vitin e kaluar pasi spekulimet u shtuan se dyshja u martuan në heshtje pas rreth një viti së bashku, shkruan Metro UK.

Regjisori Taika u pa duke mbajtur unazën e fejesës në gishtin e tij të unazës, ndërsa burime anonime këmbëngulën se thashethemet ishin të vërteta.

Rita në një intervistë të fundit për ‘Live With Kelly and Ryan’ këtë javë tha se nuk e ka marrë mbiemrin e burrit të saj, pavarësisht spekulimeve për të kundërtën vitin e kaluar.

“Unë ende quhem vetëm Rita Ora”, konfirmoi ajo, pasi u pyet nëse tani mbiemri i saj ka ndryshuar në “Ora-Waititi”. Ajo shtoi se “ka qenë një vorbull e tillë, e gjithë përvoja”.

Ylli, e cila sapo ka publikuar këngën e re “You Only Love Me”, është aktualisht duke e promovuar këngën në ShBA dhe së fundmi tregoi unazën e saj të martesës gjatë një paraqitje në emisionin “The Tonight Show With Jimmy Fallon”.

Ajo i tha Jimmyt: “E di, është hera ime e parë që tregoj unazën time, por sepse të dua dhe ndihem sikur je pjesë e marrëdhënies sonë çuditërisht sepse të shikojmë çdo natë… është e frikshme?”.

Duke ndarë detaje rreth ditës së tyre private të dasmës, Rita tha për ‘Heart Breakfast’: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja”. 

Image

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME