Divjakë – Pas kallëzimit për vjedhjen e 2 televizorëve në një banesë, Policia identifikon 2 autorët.
Vihet në pranga njëri prej tyre, shtetasi D. C., 22 vjeç, dhe procedohet penalisht tjetri, 16 vjeç.
Vihet në pranga edhe shtetasi S. Gj., 25 vjeç, pasi ka blerë 2 televizorët, duke patur dijeni që ishin të vjedhur.
2 televizorët e vjedhur u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.