Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVrαsja e Nikulaj/ Berisha: 3 ditë pasi viktima doli kundër Pjerin Ndreut

Vrαsja e Nikulaj/ Berisha: 3 ditë pasi viktima doli kundër Pjerin Ndreut

“Skuadra e pushkatimit nën mbrojtjen e qeverisë kryen ekzekutimin e radhës! Rendi në duart e krimit!” Ky është reagimi i parë nga Sali Berisha pas vrαsjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë paraditen e sotme, brenda lokalit të tij.

Ai thotë se krimi ndodhi 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe “pasi viktima kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij”.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se ditët e fundit Nikulaj kishte marrë kërcënime të përsëritura nga “mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës”.

“Sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje, Ardian Nikulaj. Ky Krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë” – shkroi Berisha në Facebook.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME