Vrỉtet në αtentat “Kumbari” i mafias franceze

Policia franceze ka nisur hetimet për vrαsjen e një ish-bosi mafỉoz në një autostradë pranë Grenoble juglindje të vendit. 71-vjeçari Jean-Pierre Maldera, i përshkruar nga mediat franceze si një “kumbar” i mαfies në vitet 1980, thuhet se u ndoq teksa lëvizte me makinën e tij dhe u qëllua në autostradë të mërkurën në mëngjes.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe dogjën makinën e vjedhur Renault Megane në një parking në Grenoble pak më vonë.
Vdekja e tij vjen 10 vjet pas zhdukjes së vëllait të tij më të vogël, Robert Maldera, një tjetër bos mafioz që thuhet se quhej “i çmenduri” nga anëtarët e botës së krimit të Grenoble. Gazeta rajonale “Le Dauphiné Libéré” raportoi se Maldera la BMW-në që po ngiste dhe u përpoq të arratisej në këmbë përtej autostradës.
Megjithatë ai u ndoq dhe u vra nga sulmuesit që mendohet se ishin 3 ose 4 persona të armatosur. Ata besohet se kanë përdorur për të kryer vrasjen një armë të nivelit ushtarak, siç mund të jetë një pushkë kallashnikov.
Maldera ka qenë një figurë kyçe në të ashtuquajturin grupi mafioz “Italo-Grenoblois” gjatë viteve 1980 – 1990, së bashku me vëllanë e tij Robert. Në vitin 2004, ata u shpallën fajtorë për një sërë veprash të lidhura me krimin e organizuar, megjithëse u liruan vitin e ardhshëm për shkak të një gabimi administrativ. Kjo nuk ishte hera e parë që Maldera dënohej. Ai kishte precendentë penalë që nga vitet 1970.

Maldera u duk se zgjodhi të bënte një jetë më të qetë pas lirimit të tij nga burgu në fillim të viteve 2000. AFP raporton se autoritetet nuk kishin dëgjuar më për të derisa ai u vra këtë javë. Nuk është e qartë nëse Maldera ishte ende i përfshirë në aktivitete kriminale.

Vëllai i tij Roberti u zhduk në vitin 2015 në moshën 55-vjeçare. Ai u zhduk pasi mori pjesë në një takim në periferi të Grenoble. Makina e tij u zbulua dy muaj më vonë në një parking aty pranë. Një burim që kishte hetuar vëllezërit Maldera i tha “France 3″ se Jean-Pierre kishte qenë truri pas skemave të tyre ndërsa Roberti ishte krahu.