Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhdukja e dy “të fortëve” të Sarandës/ Gazetari Spartak Koka: Çfarë po...

Zhdukja e dy “të fortëve” të Sarandës/ Gazetari Spartak Koka: Çfarë po i dëmton hetimet

Gazetari Spartak Koka tha në Euronews se zhdukja e Leonard Theodhorit i njohur si “Koçole” dhe e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi duhet të ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura në qytetin e Sarandës.

Sipas tij mungesa e transparencës që po i bëhet familjarëve është e padrejtë dhe hetimet e zhdukjes së “dy të fortëve” të Sarandës po pengohen.

“Kamerat në Bashkinë e Sarandës nuk kishin punuar në gjithë atë periudhë pasi nuk ishte paguar interneti nga an e Bashkisë. Megjithëse Saranda është e monitoruar dhe po ta shikosh me sy ka shumë kamera të vendosura, atëherë paradoksalisht na del që kamerat të cilat taksapaguesit paguajnë, nuk kanë regjistruar. Për çfarë shërbejnë këto kamera? Kamerat të cilat janë vendosur në kryqëzimin e rrugës nga Ksamili në rrugën që të çon në zonën e Çukës ku 200 metra më tutje është lënë e parkuar në mënyrë të çrregullt makina. Atëherë kush i ka këto kamera? Janë kamera të një rezolucioni shumë të lartë dhe janë të vendosura në të njëjtën shtyllë që kanë pamje të plotë 360 gradë. Kush i administron këto kamera? Kush i disponon? Të kesh një lloj mungese transparence, jo me ne [gazetarët], por me familjarët, unë besoj se është e tepërt,” – u shpreh Koka.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME