Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLE18 vjeçaria/ Nga puna si shitëse boronicash deri te blerja e shtëpisë

18 vjeçaria/ Nga puna si shitëse boronicash deri te blerja e shtëpisë

Ish-banorja e ”Big Brother Vip Kosova”, Juliana Nura ka treguar se si familja e saj emigroi drejt Finlandës kur ajo ishte ende foshnjë, por të gjithë anëtarët kanë punuar fort për të arritur një nivel të mirë financiar.

“Familja më ka mësuar që duhet të punoj për të arritur çdo gjë. Kam qenë 8-9 vjeç kur kam punuar. Kam mbledhur boronica gjithë ditën me prindërit dhe të nesërmen në mëngjes i shisnim në tregun e Finlandës, se atje boronicat shkonin 10 euro”.

Ajo theksoi se ka qenë gjithnjë një vajzë që i pëlqente biznesi dhe paratë, ndaj në moshën 18-vjeçare arriti të blinte shtëpinë e saj me kursimet e shumë viteve.

“Sot e kam vendosur mos të flas për asgjë që më ka lidhur me çunat më herët, se nuk mendoj që është e vlefshme. Mua nuk më hyjnë më në punë ata njerëz që kam njohur dikur, ata janë ‘ex’”,-shtoi ajo mes tjerash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME