Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET25 plumba në atentatin në Greqi, dyshohet se 6 viktimat janë shqiptarë....

25 plumba në atentatin në Greqi, dyshohet se 6 viktimat janë shqiptarë. Autorët ishin në makinë me targa shqiptare

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 6 shqiptarëve në Greqi. Newsbomb.gr shkruan se makina e autorëve të ngjarjes ishte me targa shqiptare false dhe se të shtënat u qëlluan nga një armë e vetme.

Autoritetet po hetojnë nëse gjashtë shqiptarët e vrarë janë persona me të kaluar kriminale. Ndërkohë që autorët dyshohet se janë larguar me një Ford Focus të zi dhe një motoçikletë. Autoritetet greke kanë vënë në dijeni portet dhe aeroportet për të mos lejuar që autorët të largohen jashtë vendit.

Burime policore flasin për larje hesapesh. Informacionet e para bëjnë me dije se mund të jenë grupe rivale të mafiozëve shqiptarë. gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm. Pesë të vdekur u gjetën në një makinë me targa gjermane dhe një tjetër jashtë makinës. Të shtënat me sa duket janë drejtuar në drejtim të makinës me targa të huaja, të cilat po kontrollohen për të parë nëse janë false. Xhelatët i “gazuan” viktimat e tyre me mbi 25 plumba. Është ende e paqartë nëse ka pasur një shkëmbim zjarri apo nëse ka qenë një ekzekutim gjakftohtë.

Nga vendndodhja ku janë gjetur viktimat, burime policore vlerësojnë se i gjashti ka qenë edhe drejtuesi i mjetit, i cili i ka marrë plumbat jashtë makinës. Ai dyshohet se ka tentuar të reagojë kur sulmuesit kanë goditur me gaz mjetin, por edhe ai ka rënë i vdekur në pjesën e pasme të makinës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa mësohet se janë në kërkim të dy makinave me ngjyrë të errët. Njëkohësisht, policia po kërkon të dhëna për pronarin e makinës me targa gjermane dhe njëkohësisht po punon për identifikimin e viktimave të konfliktit të armatosur. Drejtoria e Sigurimit të Atikës ka ndërmarrë hetimet paraprake për rastin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME