Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET30-vjeçari i kthyer nga Gjermania qëllon nënën me thikë, mister shkaku

30-vjeçari i kthyer nga Gjermania qëllon nënën me thikë, mister shkaku

Patos – Fshati Dukas I Patosit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.
I riu Klaudio Çobaj pas një konflikti të çastit ka plagosur disa herë me thikë nënën e tij Donika Çobaj në shtëpinë e saj.

Burime nga vendi I ngjarjes bëjnë me dije se 30 vjeçari ka debatuar me nënën e tij e më pas ka marr thikën dhe e ka qëlluar disa herë në trup e qafë.
Në momentin që Donika Çobaj është munduar ti shpëtojë djalit të saj Klaudios ky I fundit ka marrë thikën dhe e ka goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është hedhur nga akti i dytë për ti shpëtuar.
Dinamika e ngjarjes është parë nga komshiu I tyre Artur Shehaj i cili në një interviste për ALB365


Ndërkohë komshijtë e familjes Çobaj bëjnë me dije se Klaudio nuk njihej si një njeri problematik por si një djal shembullor.

50 vjeçarja Donika Çobaj është transportuar me urgjencë nga familajrët e saj në spitalin e Fierit nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se e moshuara ka plagë të shumta në trup por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Pasi kreu aktin makabër Klaudio Çobaj u largua nga banesa por vetëm disa minuta më vonë u arrestua nga policia dhe forcat shqiponja/ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME