Katër filma të regjisores shqiptare Xhanfise Keko janë përzgjedhur për tu shfaqur në Muzeun e Madritit për publikun spanjoll.
Jo vetëm i rezistuan propagandës komuniste, por vijojnë të mbeten edhe sot ndër filmat artistik më të mirë për fëmijë. Krijimtaria e regjisores së njohur Xhanfize Keko po bën jehonë përtej kufijve shqiptarë.
Në Museun Reina Sofia në Madrid organizohet këtë pranverë retrospektiva dedikuar krijimeve të saj. Janë katër filma: ‘Tomka dhe shokët e tij’, ‘Beni ecën vetë’, ‘Mimoza llastica’ dhe ‘Taulanti kërkon një motër’, që do të shfaqen nga data 12 deri 29 prill 2023.
Kuruar nga Chema Gonzales, programues dhe kurator i Muzeut ‘Reina Sofia’, filmat e regjisores së mirënjohur shqiptare do të prezantohen për publikun spanjoll nga kritiku e regjisori britanik Mark Cousins, regjisori shqiptaro – amerikan Thomas Logoreci, producenti Genc Përmeti dhe regjisori Ilir Keko, djali i regjisores Xhanfise Keko.
Ndalesat e radhës do të jetë në një tjetër qytet spanjoll, Santiago de Compostela.
Këto nuk janë tributet e vetme, apo eventet ndërkombëtare kushtuar regjisores Keko. Amerika, Kanadaja, Brazili, Britania e Madhe, Franca, Italia, e Gjermania, janë vetëm disa nga vendet të cilat kanë mirëpritur krijimet e regjisores Keko. Xhanfize Keko ka drejtuar mbi 25 filma kryesisht për fëmijë midis viteve 1952 dhe 1984.