Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje/ Shqiptarin e masakruan me thikë brenda në “shtëpi bari”

Detaje/ Shqiptarin e masakruan me thikë brenda në “shtëpi bari”

Një punonjës i sallës operative dëgjoi në telefon vrasjen e një të riu shqiptar në një fermë kanabisi në Britani.

Xhovan Pepaj, 25-vjeç u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 dhjetor 2021.

Daily Mail shkruan se 6 persona janë në gjyq.

Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç.

Ndërsa Nathan Rainforth, 22, Donte Simpson-Palmer, 19 dhe Ray Renda, 22 vjeç, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të veçantë në Loughborough në fillim të këtij viti.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate.”

Prokurori tha se banda shkoi në shtëpinë në fjalë me disa makina në mes të natës, të vendosur për të vjedhur bimët e kanabisit.

Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në këtë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Stewart and Malawski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.

Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”.

Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME