Saljani në gjykatën e Fierit, pritet lirimi

Në orën 11 :00 të ditës së sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish- deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.
Shërbimi i provës pritet të paraqesë raportin e tij në bazë të të cilit trupi gjykues i përbërë nga gjyqtar Noel Veizi dhe Prokuror Genci Mane, do të vendosë për pranimin ose rrëzimin e kęrkesës. Në seancën e kaluar raporti i vlerësimit nga IEVP, rezultoi pozitiv sipas avokatit mbrojtës Ledio Brahio.
Salianji ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar politikisht ndërsa është shpallur fajtor për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin e çështjes “ Babale” .
Ai ndodhet në qeli prej tetorit 2024 pas vendimit të Gjykatës së Apelit në 26 shtator , e cila la në fuqi vendimin me 1 vit burg dhe ka përmbushur dy të tretat e dënimit dhe për këtë arsye kęrkon lirim me kusht, ndęrkohë që seanca e sotme është e një ręndësie të veçantë pasi do të çonte në lirimin e tij ose rikthimin në qeli.









