Muçi “mollë sherri” mes klubeve turke Trabzonspor dhe Beshiktash

Sulmuesi Ernest Muçi ia doli që në pak kohë të fitojë zemrat e tifozëve të Trabzonsporit. Tashmë kërkohet nga klubi turk, që të blejë kartonin e tij nga Beshiktashi. Beshiktashi dhe Trabzonspori kanë një “luftë” në distancë.
Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, deklaronte më parë: “Nëse trajneri e dëshiron Muçin, do të nënshkruajmë me të. Tarifa e transferimit është 5.5-6 milionë euro”. Në anën tjetër, presidenti i Beshiktashit duket se u përgjigj dje.
Serdar Adali deklaroi: “Çmimi në kontratën e Muçit është i fiksuar, ne nuk do negociojmë”. Diçka mbetet e paqartë, pasi deri tani është treguar shuma 8.5 milionë euro që do të shërbente për blerjen. Ndërkohë një version i ri, e tregon këtë shumën totale. Kështu duke zbritur transferimin 1 milion euro dhe pagën, del pjesa tjetër të cilën përmendi presidenti i Trabzonsporit.
Ndërkohë, lojtarët e përfaqësueses kuqezi po mendojnë të rrisin performancën e tyre në këtë periudhë në mënyrë që të fitojnë simpatinë e trajnerit silvinjo për t’i ftuar në radhët e ekipit kombëtar për ndeshjet e marsit në “play-off” të eliminatoreve të Kupës së Botës. Natyrisht, një pjesë janë titullarë dhe kanë shanse më të mëdha, por përpjekje po bëjnë dhe ata që nuk shihen favoritë.
Grupi i legjionarëve të preferuar është ai që luan në Itali, pasi dihet që Serie A është një prej kampionateve më cilësore në botë, por nuk janë të paktë edhe lojtarët që luajnë në Turqi dhe e kërkojnë një shans real të jenë në duelet e marsit, ku siç dihet, Shqpërisë i ra në short të luajë me Poloninë dhe nëse e kalon përfaqësuesen polake të luajë ndeshjen vendimtare me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi.
Shanset janë të mëdha, por që të arrihet objektivi duhet që stafi teknik me në krye Silvinjon të kenë në dispozicion një grup sa më të plotë e cilësor dhe në formë maksimale sportive.









