Bastoni “like” postimeve që flasin për transferimin te Barcelona

Alessandro Bastoni dhe Barcelona. Deri tani emri i mbrojtësit të Inter është përmendur lehtë pranë klubit spanjoll, por kush e di nëse vërtet po lëviz diçka. Ditët e fundit, duke komentuar këto zëra, mbrojtësi kishte thënë se ndihej krenar për to, por asgjë më shumë. Në shoqërinë e sotme, një “like” shpeshherë barazohet me një sinjal, dhe këtu “like”-t janë madje më shumë se një. A po lëviz diçka? Vështirë të thuhet, por disa elemente mund të analizohen dhe vëmendja mbi të ardhmen e Bastonit mund të mbetet e lartë.
Pëlqimet e Bastonit për Barcelonën
Një “like” mund të jetë padyshim rastësor, por nëse tre shenja bëjnë një provë, këtu kemi madje gjashtë, pra teknikisht dy prova. Alessandro Bastoni ka vendosur “like” në dy postime të ndryshme të Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur të merkatos, i cili të dielën në mbrëmje kishte festuar fitoren e Barcelonës në fushën e Villarreal, të vendosur nga golat e Raphinhës dhe Lamine Yamal.
Bastoni, “Like” komenteve që e ftojnë te Barcelona
Sigurisht, mund të thuhet se sportiviteti i Bastonit është i madh, sepse një “like” për dy kampionë si ata të Barcelonës është i kuptueshëm, duke qenë se Bastoni i njeh mirë pasi i ka përballur në dy gjysmëfinale të paharrueshme të Champions League. Por “pwlqimet” janë dyfishuar, madje trefishuar: nga dy janë bërë gjashtë. Kjo sepse ka edhe katër “like” ndaj komenteve të tifozëve që kanë vlerësuar pëlqimet e tij dhe që e kanë ftuar të transferohet te Barcelona.
Bastoni, vlera e merkatos
“Pwlqimet” janë aty dhe kanë një peshë, edhe pse për momentin jo gjigante. Sigurisht, Bastoni është një mbrojtës i nivelit të parë dhe Barcelona ka nevojë për mbrojtës të një niveli të tillë për të konkurruar realisht me çdo skuadër në Europë. Dhe mbrojtësi italian do t’i bënte shumë punë skuadrës së Flick. Për Interin ai nuk është në shitje, por një vlerësim është bërë tashmë kohë më parë, kur pati një interesim nga Liverpool. Për të, nisja bëhet nga 80 milionë euro.









