SPORT

Roma triumfon ndaj Atalantës

Roma ka realizuar një përmbysje spektakolare ndaj Atalantës, duke triumfuar 2-1 në “Olimpico” në javën e tretë të Serie A. Verdhekuqtë shënuan të dy golat në minutat e fundit dhe mbeten me pikë të plota, në kuotën e Interit.

Roma e nisi ndeshjen më mirë dhe dominoi pjesën e parë. Mancini dhe Cristante iu afruan golit, por portieri i Atalantës, Carnesecchi, ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij. Një gol i Ndicka-s u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa pjesa e parë u mbyll 0-0.

Atalanta goditi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 47-të, pas një aksioni të nisur nga De Ketelaere dhe një rrëmuje në zonë, Ederson dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Roma u përpoq të reagonte dhe pati disa mundësi për të barazuar. Castro ishte pranë golit në dy raste, duke goditur fillimisht shtyllën dhe më pas traversën në minutën e 89-të.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores së Atalantës, Roma realizoi përmbysjen e jashtëzakonshme. Në minutën e 90-të, Hermoso kërceu mbi mbrojtjen kundërshtare dhe me kokë shënoi 1-1 pas një krosimi nga Soulé.

Vetëm tri minuta më vonë, ishte radha e argjentinasit të bëhej heroi i mbrëmjes. Soulé u fut nga e djathta, kaloi në të majtën dhe me një goditje të fortë në shtyllën e parë mposhti Carnesecchin, duke vulosur fitoren 2-1.

Kështu, Roma merr tri pikët e plota dhe bashkohet me Interin në krye të renditjes, ndërsa Atalanta pëson humbjen e parë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button