AKTUALITET
Të ndihmojmë Marsidën të kthehet në familjen e saj

Një qytetar nga Fieri i është drejtuar redaksisë për të raportuar një rast prekës. Në foton e dërguar, shihet një grua e ulur në një nga trotuaret e qytetit, e cila duket e përhumbur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.
Sipas qytetarit, gruaja prezantohet me emrin Marsida dhe thotë se është nga Kavaja. Ai shton se ndoshta familjarët e saj mund të jenë në kërkim të saj.
“E hasëm rastësisht në Fier. Nuk e kemi parë ndonjëherë më parë. Thotë se është nga Kavaja dhe quhet Marsida. Ne i ofruam ushqim dhe ujë. Nëse bëhet publike, ndoshta dikush nga familja e saj do ta njohë dhe do t’i vijë në ndihmë për t’u bashkuar me ta”, shkruan qytetari.








