Autostrada Tiranë-Elbasan është një autostradë e kategorisë A, e cila në të gjithë Bashkimin Europian duhej të garantonte shpejtësi rreth 130 kilometra në orë, por në Shqipëri e ka shpejtësinë maksimale 110 kilometra në orë.
Edhe pse në parlament është miratuar kodi i ri rrugor, ku autostradat e kategorisë A do të kenë shpejtësi 130 km/h, në linjë me BE-në, deri tani vetëm autostrada e re Thumanë-Kashar aplikon këtë shpejtësi.
Por çfarë ndodh në autostradën Tiranë-Elbasan?
Policia nxjerr video duke gjobitur shoferët që, përpos dy rasteve ku ecnin me shpejtësi prej 150 km/h, gjobiteshisn për shpejtësi 115, 120 km/h.
Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë. Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor”, njofton Policia Rrugore.