Ahmetaj: Rama e ka përdorur Ballukun si depozitë, por kujdes se…

Ish-Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur edhe për çështjen “Balluku” në një intervistë për Syri Tv. Ahmetaj tha se Balluku është përdorur nga Rama me vullnetin e saj.
“Nuk duhet të jetë në detyrë. Dëshiron ta mbajë kreu i organizatës, le ta mbajë. Pse e mban Rama, Ballukun? Kur e analizoni ju, e mendoni shishen me kokën lart. Mendoje shishen me kokën poshtë që ta kuptoni sepse e bën dhe çfarë i bën. Dhe mirë bën miku e mban sepse tallet me standardet, tallet me moralin, por mos harroni se ai është njeri që i nxjerr në pritë njerëzit dhe Belinda është aty për t’u servirur një ditë dhe për të fituar ky kohë.
Unë nuk i uroj Belindës të shkojë në burg, por unë… Për të kujtuar atë shprehjen “kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit” unë mendoj se ka ngrënë Rama kumbulla pas kurrizit të Belindës. Që ta dish.
Fatkeqësisht, Belinda është përdorur si depozitë e Edi Ramës dhe është përdorur me vullnet të saj. Nuk i uroj të shkojë në burg, por do ta këshilloja sikur të kthehesha para 5-6 vitesh do t’i sugjeroja që ta linte detyrën. Asaj, Benetit (Becit) dhe kujtdo tjetër. Të luftojë për atë që ajo mendon se është e drejtë, apo për atë që ajo do të mbrohet apo për atë që ajo mendon që nuk duhet të mbrohet dhe ta pranojë.
Nuk i uroj të shkojë në burg, por “5B”-ja nuk fillon dhe mbaron brenda instititucionit të saj. Shkon përtej dhe sipër. Kanë vepruar si organizatë kriminale me urdhra: “Jepja!”, “Hiqja!”, “Bëja!”, “Këtë ule, këtë ngrije, këtë shkatërroje, këtë hiqe nga puna”, “Jepi këtij paratë!”.
E dëgjuat çfarë tha një nga biznesmenët e Aeroportit të Vlorës. Vendoseshin në zyrën e saj se kujt i jepeshin aksionet. Është çmenduri e pafundme. Dhe vazhdojnë kërkojnë çfarë kam bërë unë. U thotë Ed Rama shikoni çfarë ka bërë. E di unë çfarë kam bërë. Besimin tek ty” – tha Ahmetaj.









