Aksident i rëndë në Fier/ Automjeti përplas një 4-vjeçar

Një 4- vjeçar është përplasur mesditën e sotme rreth orës 15:30 , nga një automjet në Marinzë i drejtuar nga 58- vjeçari Irakli Kuka , banues në Roskovec.
I mituri është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Fier ku mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua drejt Tiranës, ndërsa Kuka është shoqëruar në komisariatin e Fierit.
Ndërkohë sipas burimeve policore , babai i 4- vjeçarit në deklaratën e tij ka pohuar se fëmija i ka shpëtuar nga dora . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.









