Greqi/ Lesvos: Nata u shndërrua në tragjedi – 45-vjeçari humbi jetën në një aksident trafiku – tre të tjerë të plagosur
Një natë është krhyer në tragjedi për katër persona, ku një 45-vjeçar humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur në një aksident automobilistik në qytetin Mytilini të ishullit Lesvos
Përfundim tragjik ka qenë për katër persona në Neapolis Mytilini, pasi makina me të cilën po udhëtonin është përplasur me shtyllën e dritave, si pasojë e aksidentit rrugor humbi jetën pasagjeri 45-vjeçar i makinës . U plagos rëndë shoferi 35-vjeçar dhe dy femra, 26 dhe 30 vjeç.
Siç raporton ERT, drejtuesi 35-vjeçar ka dalë nga rrënojat e makinës i plagosur rëndë, ndërsa dy të rejat, 26 dhe 30 vjeçe, të ulura në sediljet e pasme, kanë mbetur të plagosura lehtë.
Aksidenti rrugor ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit, përballë plazhit të aeroportit të Mytilinit, në lartësinë e kafenesë “Historik” në Neapolis, ndërsa pjesa më e madhe e makinës së markës BMW që lëvizte drejt Mytilinit është kthyer në një masë amorfe hekuri.
Mjeti është me targa shqiptare AA151AG