AKTUALITET

Aksidenti në Nevoselë, humb jetën 24 vjeçari fierak

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth ores 03 te orve te para ditën e sotme në autostradën “Fier – Vlore ”, në vendin e quajtur Novoselë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB 009 GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button