Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e kaluar në Itali. Viktima Xhemal Letija 21 vjeç, humbi jetën në një aksident në Besozzo (Varese). Makina e tij u përplas me murin rreth orës 01:30 të mëngjesit.
Disa banorë të zonës, të alarmuar nga zhurma e madhe e përplasjes së makinës me murin, u larguan nga shtëpia me frikën se diçka e keqe kishte ndodhur. U kërkua ndërhyrja e menjëhershme e një ambulance.
Kryqi i Kuq “Gavirate” ndërhyri në vendin e aksidentit dhe erdhi helikopter nga Como me kod të kuq, më urgjenti. Në vendin e aksidentit ka ndërhyrë edhe ekipi i Zjarrfikësve të Ispras, i cili ka nxjerrë trupin e të riut nga makina dhe ka siguruar rrugën përpos karabinierëve.
Por për fat të keq, i riu nuk ia ka dalë. Ai humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë.
Dinamika e aksidentit mbetet ende për t’u sqaruar. Për momentin nuk ka asnjë provë për përfshirjen e makinave të tjera. Në një farë mënyre ato mund të kishin përcaktuar aksidentin fatal. Megjithatw policia po shqyrton disa pista. Ato janw përgjumja ose ndoshta përpjekja për të shmangur një kafshë në rrugë.