TOP-NEWS

Aksidenti/ Përplaset zetori me veturën, 3 të plagosur në Lushnje

Lushnjë – Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Zhamë, mjeti tip “Zetor” me drejtues shtetasin T. K., 40 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Gj. D., 42 vjeç, dhe me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Gj. D dhe T. K., si edhe pasagjeri në mjetin tip “Audi”, shtetasi A. H., 50 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button