Aksidenti/ Tentoi ti iki policisë, përplaset me makinën e parkuar.

Fier – Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, është përfshirë në një incident gjatë tentativës për t’u larguar.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, forcat zjarrfikëse si dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, drejtuesi i mjetit pritet të shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.









