Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Dimal-Lushnjë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes.
Një mjet bujqësor i ka prerë rrugën një furgoni, tip Citroen me targa të huaja dhe mjeti bujqësor është ndarë në mes të rrugës. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy fëmijë që ndodheshin në furgon. Të gjithë këto persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore
Pas aksidentit është shoqëtuar në polici drejtuesi i mjetit bujqësor, që rezulton se ishte pa patentë.
.