Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAmbasada amerikane - Taulant Ballës: Hetoni ndërhyrjet në TIMS

Ambasada amerikane – Taulant Ballës: Hetoni ndërhyrjet në TIMS

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDoëell është takuar sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. Sipas njoftimit të ambasadës, i ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.

Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

Pak ditë më parë u bë publik një hetim i prokurorisë në lidhje me një linjë paralele interneti në zyrat e strukturës operacionale të policisë së shtetit. Operacionalja drejtohej nga Oltion Bistri deri pak javë më parë. Ai u arrestua pasi akuzohet se merrte para nga biznesmeni Pëllumb Gjoka që kishte një pikë kazinoje në Tiranë. Në bisedat mes të dyve ishin të përfshirë edhe emra të të tjerë të policisë së shtetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME