OP/ AN

Andoni: Çështja Balluku nuk është e vetme, qeveria Rama është e zhytur në skandale

Gazetari Ben Andoni nga studioja e “Kafe Shqeto” tha se çështja që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku ka marrë përmasa të tilla, sa tashmë nuk është më vetëm një debat individual apo personal, por një problem i rëndë moral dhe politik që prek drejtpërdrejt qeverinë dhe mandatin e katërt të Ramës.

Sipas tij, nëse do të ekzistonte edhe një grimë morali politik, dorëheqja do të duhej të kishte ndodhur në kohë, si një akt respekti ndaj familjes politike që i ka besuar dy mandate radhazi dhe poste të larta drejtuese, në një vend ku nuk mungojnë as intelektualët dhe as profesionistët që as nuk e ëndërrojnë të arrijnë këto pozicione.

Andoni theksoi se rasti i Ballukut nuk mund të shihet i izoluar, pasi ai shoqërohet me çështje të tjera po aq shqetësuese që rëndojnë mbi qeverisjen, si ajo e AKSH-së, duke krijuar një klimë të përgjithshme mosbesimi dhe duke cenuar seriozisht themelet morale të mandatit aktual qeverisës.

Në këtë kontekst, ai nënvizoi se Kuvendi ka një përgjegjësi të veçantë për të garantuar transparencë dhe seriozitet maksimal në çdo procedurë që lidhet me shqyrtimin e imunitetit, duke shmangur përhapjen e pakontrolluar të materialeve që mund të sjellin reagime të forta politike dhe shoqërore.

Andoni u shpreh se, mënyra se si është ndërtuar ajo që ai e cilësoi si një “perandori” rreth pushtetit të zonjës Balluku është thellësisht shqetësuese, veçanërisht fakti që zyrtarë të rangut të lartë rezultojnë të përfshirë dhe të dorëzuar në praktika të tilla.

Ai kujtoi se në aspektin juridik ekzistojnë precedentë të qartë, ku zyrtarët publikë, pas rasteve të mëparshme të arrestimeve, nuk mund të pretendojnë se nuk e kuptonin paligjshmërinë e veprimeve të tyre, sidomos në vendimmarrje teknike të ndjeshme, si ato që lidhen me projekte infrastrukturore.

Deklarata e plotë:

“Unë e besoj që ajo si individ tashmë, në qoftë se kishte ndonjë grimë morali, duhet të jetë në kohë dorëheqje. E para për të respektuar familjen e saj politike, e cila i ka dhënë në dy mandate, i ka dhënë postin e zëvendëskryeministrit, kur mendon për shembull, vendi jonë ka intelektualë pa fund, profesionistë pa fund, që as nuk e ëndërrojnë të jenë në poste ministre apo zëvendëskryeministre, ndërsa zonja i ka marrë dy herë këto mandate.

Dhe ajo pastaj, kini parasysh që e shkërmoq krejt moralin e mandatit të katërt të zotit Rama, se unë besoj nuk është vetëm çështja e Ballukut, po janë edhe çështje të tjera, siç është çështja e AKSH-së që është jashtëzakonisht shqetësuese po ashtu. Por në rastin e zonjës ka një problem tashmë përsa i përket dhe unë besoj që duhet ta mirëkuptojmë me këtë rast edhe pjesën e kuvendit.

 Duket që rëndesa e të gjithë argumentave që janë kundra zonjës Balluku, janë të tilla që kuvendi duhet të japë garanci maksimale që njerëzit e mandatit të cilët do merren me shqyrtimin e imunitetit të saj, t’i kenë në kohë, në kohën e duhur por shumë të limituara në kohë materialet për mos të pasur përcjellje në publik, se besoj që kjo do të sjelli një reaksion shumë të madh përsa i përket pjesës politik në vend. Dhe është dhe një gjë shqetësuese

Për mnyrën se si zonja ka ndërtuar të gjithë pjesën, të themi të perandorisë së saj. Është jashtëzakonisht shqetësuese kjo që zyrtarë të rangjeve të larta janë të dorëzuar në këtë lloj mënyre.

Kini parasysh një element. Ka disa nocione në pjesën juridike që individi, duke parë raste të ngjashme të kolegëve të tij dhe ne kemi pasur raste arrestimesh, nuk mund të firmosi gjëra të cilat janë, janë jashtë logjike, për shembull siç ishte rasti i tunelit.

Që ti duhet të përcaktosh në kohën e duhur cilësinë e hekurit, cilësinë e betonit, cilësinë e kohën e forcimit e të tjera. Dhe këta zyrtarë në këtë rast, me paramendim, kanë bërë akte të cilat penalizohen jashtëzakonisht.

Dhe zonja edhe për këto, në rast se i provohet realisht presioni që është bërë ndaj këtyre, besohet që është, tashi është në agoni me, e të gjithë karrierës së saj. Por megjithatë shikoj që socialistët do blejnë kohë. Dhe besoj ky është momenti më i vështirë i Edi Ramës në katër mandatet e tij

Rama duhet të mendonte mirë bashkë me njerëzit e vet që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Me mendimin tim, është shumë e vështirë kjo që të bësh një rokatë brenda Partisë Socialiste sepse do të duket që do jetë rokatë fallco. Pse ne e dimë që zoti Rama nuk ka, e para një njeri ose, nuk ka në Partinë Socialiste një individ i cili të ketë atributet e liderit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button