Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËAnkesa/ Auron Tare detyronë Muzeun Britanik të korigjojë gabimin

Ankesa/ Auron Tare detyronë Muzeun Britanik të korigjojë gabimin

Anëtari i këshillit shkencor të UNESCO, Auron Tare, i ka dërguar pak kohë më parë një letër Muzeumit britanik. Në këtë letër ai i kërkon që të korrigjojë emërimin e zbulimit të koleksionit të monedhave romake të zbuluara në Butrint, nga “Buthrotum Epir Greqi” në “Buthrotum Epir Shqipëri.” Theksojmë se Muzeumi Britanik është qendra më e rëndësishme e Muzeulogjisë Boterore.

Në përgjigjien e dërguar nga Kuratori i Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve, Tom Hockenhull, thuhet se kërkesa e Tares është e drejtë dhe pas një kërkimi të mirfilltë u pa e arsyeshme se emërtimi i koleksionit të monedhave të Butrintit të ndryshojë emërtesën e saj në Buthrotum Epir, Albania.

Koleksioni i monedhave romake në British Museum,  janë gjetur në Butrint në fillimin e viteve 20-të. Në këtë koleksion ndodhet monedha e vetme romake e cila përcakton se në shek e II pas krishtit, në Butrint u ndërtua një ujësjelles nga Perandori Trajan.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME