Anxhela Peristeri pranon se ka blerë klikime për këngët e saj

Këngëtarja, Anxhela Peristeri, në një intervistë ne emisionin e Arbana Osmanit, ka pranuar se ka blerë klikime për këngët e saj të publikuara në You Tube.
Ajo tha se kjo praktikë ndiqet nga të gjithë artistët dhe vjen në formën e reklamave të këngëve të tyre, në video të ndryshme.
“Tani e bëjnë të gjithë artistët sepse këto klikimet nuk po quhen më si të blera, nuk janë si dikur që blinin edhe vinin kështu si kompjuterike, tani quhen ‘ads’ dhe janë më tepër si një lloj reklame. Ti realisht paguan video të cilat iu shfaqen njerëzve të ndryshëm me këngën tënde. Nuk është se paguan lekë që janë njerëz të ndryshëm dhe i blen, janë video të cilat ti mund t’i paguash në Kosovë dhe në Shqipëri që janë më të shtrenjta dhe mund t’i paguash edhe më të lira që shfaqet në Afganistan.” tha ajo.