
Lushnje – Arben Çuko, kandidati i Partisë së Lirisë për qarkun Fier, e nisi ditën me takime intensive me banorët dhe fermerët e zonës së Çermës së Sipërme në Lushnje.
Gjatë bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me komunitetin, ai dëgjoi me vëmendje shqetësimet që prej vitesh rëndojnë mbi supet e banorëve të kësaj zone bujqësore.
Fermerët ngritën si problem madhor mungesën e ujit për vaditje, për shkak të mosfunksionimit të pompave që lidhet drejtpërdrejt me mungesën e energjisë elektrike. Edhe pse ata kanë investuar vetë për hapjen e puseve, pamundësia për të pompuar ujin e bën punën e tyre të kotë.
Një tjetër problem i theksuar ishte gjendja e keqe e infrastrukturës rrugore, që vështirëson lëvizjen dhe transportin e prodhimeve bujqësore drejt tregjeve.










Fermerët kërkuan ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e rrugëve, sigurimin e energjisë për vaditje, subvencione konkrete për prodhimin bujqësor dhe mundësi reale për t’i çuar produktet në treg.
Në këtë kontekst, Arben Çuko u shpreh me vendosmëri se Partia e Lirisë është e gatshme të jetë zëri i këtyre komuniteteve të harruara, dhe se do të luftojë për ta rikthyer dinjitetin dhe vëmendjen që meritojnë fermerët. Ai theksoi se më 2025, është momenti për ndryshim dhe për ndëshkimin e qeverisjes së dështuar.
Bedri Halili babor i zonës thotë se e punon tokën, por tregje nuk ka për të shitur prodhimim, ja thotë, misrin e kam stok pa shitur , po mbush vitin.
Të njëjtën sutuatë thotë edhe Met Sula kryetar i PL për zonën e Tërbufit. Kam 3 dynym tokë e kam frezuar dy herë por nuk po e mbjell dotë jonxhë dhe e dini pse, sepse nuk i lë partia PS që të vijnë. Në darkë thonë do vim ta mbjellim e në mëngjes nuk hapin telefonat, nuk vinë sepse jam kundër PS.








Në disa takome ka qënë prezente edhe Brunilda Haxhiu e PL e cila edhe ajo kish kryer takime intensive ne qarkun Fier por kur mori vesh që kandidati Arben Çuko po kryente takime në Çermë të Sipërme mori pjesë së bashku me të në disa takime.
“ASHM këtë herë do të marrë 8 deputetë. Kjo do të jetë një goditje e fortë për Edi Ramën, i cili do të largohet, i ndëshkuar me votën e qytetarëve,” deklaroi Çuko me bindje, duke i dhënë një mesazh të qartë si qytetarëve, ashtu edhe kundërshtarëve politikë: ndryshimi është në dorën e popullit.