Arrestimet e policisë në 24 orët e fundit

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. H., 40 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën përkatësisht sasi e vogël të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka helmuar kafshën shtëpiake (qen), të shtetasit L. K., 20 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori pasi në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka kallëzuar shtetasi E. N., banues në fshatin Këmishtaj, se gjatë natës, në afërsi të magazinës në pronësi të tij, ka dëgjuar një zhurmë. Nga kontrollet në ambientet e jashtme dhe të brendshme të biznesit apo përreth nuk janë konstatuar dëme materiale. Po punohet për verifikimin e rastit.