Arrestohet 26 vjeçari nga Rroskoveci për organizim lojrash fati
Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 3”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Kishte një llogari me rreth 500 000 lekë, në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 26-vjeçari Nikolin Myrto. Sekuestrohet celulari i tij.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që vinte ilegalisht baste sportive, me celular, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 3”.
Gjatë operacionit u vu në pranga, autori i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasi Nikolin Myrto 26 vjeç, banues në Roskovec.
Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj, për vënie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.