AKTUALITET

Arrestohet 58 vjeçari, kapet duke kultivuar hashash (video)

Mallakastër – Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi Kastriot Xhemalaj, 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button