AKTUALITET

Arrestohet lushnjari 38 vjeçar, ishte në kërkim. (Video)

Fier – Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Arratia”.

Kapet dhe ndalohet një 38-vjeçar në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për shitje të lëndëve narkotike.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në fshatin Pluk, Lushnjë dhe u vu në pranga shtetasi Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tempulli”, në vitin 2024.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button